Recension: Karela – vrasësi i kancerit, prodhohet edhe në Maqedoni

Edhe një veprim që kontribuon në rënien e të gjitha standardeve profesionale në garën pas shikuesve. Ky kontribut u paralajmërua si senzacion. Edhe me kualitetin – teknikisht, para së gjithash, zbulojmë se qëllimi ka qenë që të raportohet në shpejtësi, e jo të përgatitet terreni për një të tillë. Sikur kanë aterruar jashtëtokësorët, e tani informata epokale për “vrasësin e kancerit” që është emituar në lajmet e para, i tejkalon të gjitha kriteret tjera. Kontributi duhet të shihet nga organet kompetente për ndjekjen e programit dhe për shumë arsye meriton ta dëgjojmë reagimin e tyre.

Karela-rak-098-09876-098098Linku deri te artikulli origjinal: Karela – vrasësi i kancerit, prodhohet edhe në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 22.01.2014, 16:35

Data e recensionit: 23/01.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

I ngjan krastavecit, mirëpo nuk është. Pjepri i hidhur apo karela, siç e quajnë popujt e Lindjes së Largët, është njëri nga vrasësit më efikas të kancerit, sëmundje për të cilën mjekësia akoma nuk ka ilaç të suksesshëm qindpërqind.

Kështu fillon përshkrimi i këtij artikulli ushqimor, nëse është, si e para, i lejuar për ushqim të njeriut apo kafshëve, për shkak se për këtë nuk u dha asnjë dëshmi. Edhe për një gjë të tillë, apo jo, duhet ndonjë procedurë?! Pastaj, në variantën më benigne, ky është një kontribut me propagandë të fshehur ekonomike në vete – reklamohet një produkt, mirëpo ai nuk emërtohet me emrin e vërtetë, shndërrohet në lajm, kështu që rezerva te shfrytëzuesi eliminohet që në fillim. Prandaj, edhe nuk lejohet një lloj i tillë i propagandës!

Mirëpo, në kontributet e këtilla, nuk ka asgjë benigne. Programet e këtilla ishin subjekt i reagimeve negative (në mesin e të cilave edhe nga ana e Shërbimit për verifikimin e fakteve, këtu), të cilët pastaj u qetësuan – emisioni për ilaçet magjike t; cilat shërojnë çdo gjë, me shpejtësi u hoq nga programi. Tani, përsëri kemi hapje të madhe të programit të njëjtë për një ilaç të pretenduar, për të cilin nuk ka asnjë dëshmi të vlefshme, mirëpo e kemi “fjalën e dhënë” nga ai i cili e prodhon karelën.

Për këtë dukuri (nuk bëhet fjalë vetëm për këtë lajm, edhe pse ai është tepër i rrezikshëm dhe manipulues) patjetër duhet të reagojnë edhe shoqatat e mjekëve dhe të farmaceutëve, edhe atë me shpejtësi dhe të kërkojnë sanksione. Me gjasë, edhe kjo duhet të jetë shënuar në detyrat e tyre të punës?

Lajme të ngjashme

Back to top button