Tiparet e një çifti të lumtur

Lumturia në jetë nuk është vetëm disa ditë pushimi një herë në vit jashtë shtetit, blerja e shtëpisë së ëndrrave apo dhurata të shtrenjta nga i dashuri çdo muaj.

Në fakt gëzimi i vërtetë në jetë qëndron në disa gjëra të vogla që ju bëni çdo ditë. Gjëra si: Përqafimi i bashkëshortes apo bashkëshortin kur ktheheni në shtëpi pas pune, bërja e kafesë për partnerin, ta ndihmosh atë në punët e shtëpisë do të thotë SHUMË. Po, po lumturia e vërtetë në një martesë (lidhje) është gjithashtu rezultat i një sërë gjestesh të vogla, të ëmbla që disa çifte bëjnë çdo ditë.

Ata lënë çdo gjë për njëri-tjetrin
Nëse partneri juaj ka nevojë për ju, flakni çdo gjë tjetër dhe jini aty për atë. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa nevoja e partnerit tuaj për ju. Ky është një tipar i një çifti të lumtur. Në fakt çiftet shumë të lumtura shkojnë një hap më tej. Ata caktojnë një moment të përditshme për njëri-tjetrin dhe lënë çdo gjë tjetër për atë moment.

Ata ndalojnë për tu puthur
Të gjithë çiftet e lumtura puthin të dashurin/ren e tyre teksa nxitojnë për në punë apo për diku tjetër. Por, çiftet më të lumtura ndalojnë, marrin disa sekonda nga orari i tyre i zënë dhe puthen mjaftueshëm për ta ndjerë vërtetë atë. Nëse po mendoni se si ndihmon kjo, thjesht provojeni njëherë. Do të habiteni kur të shihni ndryshimin që bën ky moment!

Ata ‘kontrollojnë’ njëri-tjetrin
Qëndrimi deri vonë në zyrë ose thjesht të pyeturit e partnerit nëse mundi të hajë drekën në kohë, janë disa zakone të vogla që çdo çift i lumtur i bën në rutinën e tyre të përditshme. Po, është një ide e mirë të kontrollosh gjysmën tënde më të mirë, në çdo kohë dhe vazhdimisht. Këto gjeste të vogla mund të tregojnë sesa kujdesesh dhe sesa i përqendruar je për partneren/rin tënde. Kështu që, bërja e një telefonate të shkurtër ose e një mesazhi të vogël, është gjithmonë një mënyrë e mirë për të qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin, qoftë edhe duke thënë thjesht “Ç’kemi” apo “Më mungon”.

Ata dëgjojnë
Çiftet e lumtura i kushtojnë shumë rëndësi të dëgjuarit të njëri-tjetrit çdo ditë. Ata i japin njëri-tjetrit shansin për të folur. Në një marrëdhënie, të dëgjuarit është shpesh më e rëndësishme se të komunikuarit. Ata bëjnë pyetje për t’u siguruar që kanë kuptuar ndjesitë e partnerit. Vetëm kur çiftet dëgjojnë njëri-tjetrin ata mund të kuptojnë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Ata vlerësojnë
Vlerësimi është një emocion i fortë e pozitiv. Çiftet e lumtura nuk ngurojnë të shprehin vlerësimin e tyre për njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të vlerësosh njëri-tjetrin për gjërat e duhura, ndryshe shprehja e saj humbet rëndësinë e vërtetë. Për shembull, nëse partneri juaj bën një kafe vërtetë të shijshme, vlerësojeni atë. Gjëra të tilla sado të vogla ndërtojnë një lidhje të fortë mes jush dhe gjysmës suaj më të mirë.

Ata përqafohen
Një përqafim nënkupton miliona emocione në një lëvizje të thjeshtë: dhe çiftet e lumtura e kuptojnë rëndësinë e kësaj forme të të shprehurit. Përqafojeni atë në çdo moment dhe kudo. Ndonjëherë kur i/e dashuri/a juaj po kalon disa momente jo të mira, si një ditë e keqe në punë ose kur nuk ndihet mirë- një përqafim nga ju mund të bëj gjithë diferencën.

Ata thonë “Të Dua”
Ti e di që partneri të do. Partneri juaj e di që ju e doni atë. Por është e rëndësishme ta shprehni këtë ndjenjë dhe të thoni “Të Dua”… çdo ditë. Këto fjalë vërtetë ju qetësojnë shpirtin dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë, shkruan Anabel. Çiftet e lumtura e nisin dhe e përfundojnë ditën duke thënë “Të dua” madje edhe gjatë saj, qoftë edhe përmes një mesazhi të thjeshtë. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button