Chrome 40 versioni më i ri për pajisjet Android

Google njoftoi realizimin e versionit Chrome 40 për pajisjet Android. Ky është një version i cili vjen i përditësuar me informacione dhe konfigurime të përmbajtjes së ndërfaqes UI, si dhe me disa rregullime të problemeve që janë shfaqur në versionet e mëparshme dhe me përmirësime të performancës.

Edhe pse versioni 40.0.2214.89 i Chrome-it nuk vjen me ndonjë veçori të re, janë bërë disa ndryshime të dobishme, si për shembull, është përmirësuar opsioni për regjistrimin e adresës së një uebsajti.

Versioni i ri i shfletuesit Chrome ju jep gjithashtu mundësi të përdorni disa nga veçoritë e saj edhe nëse nuk keni internet. Ju mund të shkarkoni aplikacionin e përditësuar të shfletuesit tek Play Store, dhe duhet të prisni për pak kohë derisa përditësimi të vijë tek pajisja juaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button