Shqiptari kërkon mbrojtjen e Policisë: Më rreh gruaja!

Dhuna në familje është bërë një fenomen shqetësues në familjen shqiptare. Fenomeni me i përhapur është dhuna ndaj gruas, por ditët e fundit edhe gratë janë bërë agresive.

Në Shëngjin të Lezhës, i kërcënuari është një burrë, i cili ka kërkuar mbrojtje nga policia.

52-vjeçari me inicialet P.N,, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Lezhës, është dhunuar vazhdimisht fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshortja e tij me inicialet M.N., shkruan Tirana Observer.

Më 22 janar Policia plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e Urdhrit Mbrojtjes së Menjëhershëm për 52-vjeçarin banues në Shëngjin. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për lëshimin e Urdhrit Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button