Pezullohet mësuesja e Malësisë së Madhe që rrahu nxënësin (Video)
Mësuesja që u filmua duke rrahur nxënësin e saj në një shkollë fillore në Bajzë të Malësisë së Madhe, është pezulluar nga detyra.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në një reagim lidhur me videon ku shihet mësuesja e matematikës Suela Pirani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nikolla e ka dënuar këtë akt, të cilën ajo e cilëson të shëmtuar. Ndërsa, fton nxënësit dhe prindërit të denoncojnë të gjitha rastet kur mësuesit shkelin etikën e profesionit, duke nënvizuar se asnjë rast i tillë nuk do të tolerohet. /Telegrafi/
Post by Lindita Nikolla.