Guximtar Rushani: Të rinjtë duhet që të lëvizin gurët e vet (Intervistë)

Guximtari shpesh është para jush për të ju argëtuar. Sot ai është para jush për të ju inspiruar dhe motivuar. Fjalë të mençura do të gjeni në këtë intervistë. Lexojeni dhe shpërndajeni këtë intervistë për të motivuar edhe të tjerët!

Intervistoi: Venhar Ramadani

Ju punoni në Universitet dhe keni punë me student. Cili mendoni se është problem i të rinjëve sot? A e keni edhe ju përshtypjen se të rinjtë nuk i marrin në dorë punët me kohë?

G.Rushani: Mendoj që të rinjtë nuk janë problemi, e kjo është shume e rëndësishme, të rinjët sot janë vërtetë fantastik. Ata kanë informacione 10 herë më shumë sesa të rinjtë e gjenaratave të para 15 apo 20 viteve, e mos flasim për gjeneratat më të vjetra. Dua të them që sot ata kanë mundësi informacioni totalisht të ndryshëm në krahasim me mundësitë që kanë patur dikur të tjeret. Me këtë ata informohen (dhe sot të gjithë e dijmë se sa i rëndësishëm është informacioni), një mik i imi profesor universtar shpesh herë më thotë që “Informacioni është Kapital” , e më këtë sot vërtetë të rinjtë munden që të tejkalojnë veten e tyre dhe të arrijnë suksesin duke përdorur informacionin që për çdo ditë e marrin nga mjetet të ndryshme të informimit dhe natyrisht që interneti është mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Në një seminar që mora pjesë para ca ditësh, një prezentues më la përshtypje kur tha që sot në botë ka dy llojë njerëzish: Të suksesshëm dhe njerëz jo të suksesshëm, dallimi mes tyre është që ata të suksesshmit e marrin iniciativën për të bërë diçka.

Andaj dhe besoj që të rinjtë duhet që të marrin iniciativën dhe te veprojnë e të bëjnë atë punë që ata mund ta bëjnë më së miri. Nuk është e thënë që me patjetetër të presin të punësohen diku, thjesht le të veprojnë mendoj që sektori privat të jep një mundësi të mirë për të patur ngritje të shpejtë dhe besoj se është dhe nje eksperience e mirë .

Ju keni mbrojtur magjistraturë në temë të lidhur me sfidat e Republikës së Shqipërisë në rrugën për integrimin në Bashkimin Evropian. Duke e shikuar në prizmën e zhvillimit, cilat janë sfidat e të rinjëve sot në Ballkan?

G.Rushani: Të rinjtë kanë shumë sfida, por këtu qëndron e bukura, që të paktën ka sfida , sepse sfidat do të thonë mundësi, e keqja do ishte nëse nuk të kishte sfidë, sepse atëherë do ishim pa inspirimin e duhur që të shihnim se çfarë nëse provonim të sfidonim.

Ballkani, po zhvillohet më shpejt se sa njerëzit janë mësuar të flasin nëpër tavolina, shpesh herë duke qënë pesimist, apo duke sharë dhe duke kërkuar fajin tek politika, pushteti, respektivisht asnjëherë duke kërkuar fajin tek vet ne. Mendoj që gjithmon fillimi është i vështirë dhe këtu qëndron problemi, sepse shumica e të rinjëve dorezohen akoma pa provuar. Kam përshtypjen se secili person nëse ka një qëllim që dëshiron të arrij, atëherë për ta arritur atë qëllim duhet dëshirë dhe plan veprues. Jam i bindur se nëse provohet për të arritur në një qëllim të caktuar duke patur dëshirë të zjarrtë dhe një planifikim të arsyeshëm atëherë besoj që do ketë dhe rezultate. Por të paktën duhet të provohet. Sepse pa provuar sdo e kishim ditur që do të arrinim qëllimin tonë apo jo.

Keni marrë pjesë në konferencën Lideri në nëntema përkufizimi, statusi, funksionet dhe tiparet e liderit. Cilët janë tiparet që duhet ti ketë një i ri për të qenë lider?

G.Rushani: Se çfarë është lideri dhe kush është lider mund ta kuptojmë shume shpejt. Prof.Bashkim Rama, pikërisht ne atë konferencë që u mbajtë ne Universitet e potencoj këtë gjë duke thënë që “Liderin e gjen që në çerdhe. Shkoni në çerdhe dhe shikoni fëmijtë, nëse shumica e fëmijve janë të rrethuar pranë nje fëmije të vetëm i cili i udheheqë në lojë, dijeni që pikërisht ai fëmijë është lideri”. Me këtë kuptojmë që shpesh herë lideri ka disa karakteristika që të tjerët nuk i kanë ose nuk e kanë atë karizmë që gjen tek lideri. Mendoj që të gjithe liderat i karakterizon qëllimi që ata i përcaktojnë vetes parakohe, pastaj shpesh herë një karakteristik tjetër është ideali, gati të gjithë liderat që historia ka njohur kanë patur një ideal. Por mbi të gjitha mendoj që lideri duhet të jetë person pozitiv dhe optimist.

Në kohën e lirë ju këndoni dhe luani kitarë. Çka duhet të bëjë rinia në kohën e lirë për të ndryshuar realitetin e tyre?

G.Rushani: Më tingëllon shume pesimiste fundi i pyetjes, ngase realitet është ky që është. Para ca vitesh kisha problem me meniskun dhe legamentet e gjurit pas një dëmtimi që pata gjatë një ndeshje futboll të vogël, e duke shkuar per spital të nesërmen kisha aq shume dhimbje saqë me dukeshte sikur smund të hecja fare, duke shkuar për spital pash nje burr i cili ishte duke hecur më shpejt se unë me këpucë ngjitur në duart e tij, sepse skishte këmbë fare. Në atë moment u ndala dhe fillova të them me vete që dikush ka gjendje më të keqe se unë por përsëri vazhdon rrugën e tij shumë normalisht. Mendoj se të rinjtë duhet të vazhdojnë të jenë pozitiv dhe të punojmë pavarësisht të rrethanave jo aq të përshtatshme që shpesh herë mund të jenë pengesë për ecurinë e vendeve tona.

Lidhur me kohën e lirë, unë e di që ne dijmë ta kalojmë më së miri sepse jam vet pjesë aktive e shumë mbrëmjeve argëtuese ku vet këndoj dhe aty shoh njerëz dhe të rinjë fantastik dhe vërtetë të suksesshëm. Kjo gjë më gëzon jasht mase.

Çfarë gjërash keni mësuar në jetë për këto vite?

Mendoj që asgjë në jetë nuk vjen rastësisht. Shpesh herë themi që rasti është mbret i botës, por mendoj se ajo mbretëri ka vdekur. Sot secili person duhet provuar që të leviz gurët vet. Nëse dikush që ka aftësi të bëjë diçka pret që dikush ta ftoj për të treguar aftësinë e tij atëherë e ka gabim, duhet personalisht të dalë dhe të tregoj aftesinë që ka. Ka forma të ndryshme për ta arritur atë. Ju për shembull keni bërë një portal i cili për qëllim ka nxitjen e të rinjëve që të jenë aktiv dhe pozitiv. Një shembull shumë i bukur që një i ri të filloj të bëjë diçka të bukur.

Nga e merr inspirimin kur dëshiron të bësh diçka?

G.Rushani: Inspirimi është moment. Dikujt i vjen me shpesh e dikujt me rrallë. Por dikujt aspak. Nëse nuk ju vjen aspak, do të thotë që aspak sprovoni të bëni diçka. Nëse e keni do të thotë se të është bërë shprehi dhe nesë më rrallë të vjen atëherë do te thotë se je emocionalisht i trazuar. Të paktën kështu është tek unë.

A je dorëzuar ndonjëherë?

G.Rushani: Po, jam dorëzuar. Dhe për këtë jam penduar. Sepse shpesh herë disa mundësi nuk të ripërsëriten në jetë. Andaj pak më lartë e potencova që duhet provuar në jetë.

Si i hapni perspektivat për jetën?

G.Rushani: Në momentin kur je duke punuar atëherë perspektivat hapen pak më shpejt dhe më lehtë, por kjo sdo të thotë që dikush që nuk është i punësuar të mos mund të ketë perspektiv fare. Përkundrazi, një piktor i cili deri dje mund të mos ketë patur fare emër, thjesht duke bërë një ekspozite personale mund të i ndryshoj jeta brenda shume pak kohe. Një inxhinier i programimit duke realizuar një program softverik i cili mund të prezentohet në ndonjë panair apo ngjashëm mund të i hapen mundësi që ta shes atë program dhe të vlerësohet për shpikjen e tij. Një person i cili di të këndoj thjesht duhet të dali në siperfaqe me një këngë ku do dominoj vokali i tij dhe mbase mund të pëlqehet dhe të hec mirë si këngëtar. Dua të them që çdo kush e di vet më së miri se çfar di të bëjë më së miri. Pastaj nëse çdokush do bënte punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme edhe bota do ishte me e bukur.

Si do ta përshkruani gjendjen tuaj të tanishme? (gjendje shpirtërore, fizike, politike, profesionale)

G.Rushani:Mendoj që shumica e njerëzve më shumë mendojnë, se sa janë në gjendje që të ndjejnë. Unë personalisht Shpesh herë ndjej gjithçka dhe ndonjëherë asgjë. Me këtë dua të them që të gjithë njërezit duhet që ti krijojnë vet “rrugicat emocionale” sepse ata të qojnë në autostradën kryesore emotive e cila natyrisht që mund të jetë shumëdimensionale.

Si i merrni kritikat dhe si mund të ndikoj kritika në punën tuaj?

G.Rushani: Mendoj që shkencërisht është vërtetuar që më mirë të bëjnë lavdatat sesa kritikat në punë (të pakten kështu kam lexuar unë). Megjithatë, është normale që secili që punon ka të drejtë edhe te gaboj, ndërsa kritikat janë në rregull kur bëhen nga persona që vërtetë kanë një temel kur të kritikojnë dhe dihet që qëllimi i tyre është përmisimi.

A qani ndonjëherë?

G.Rushani: Herën e fundit kur humbi FC.Bayern Munchen nga Manchester UTD, në finalen e vitit 1999 🙂 .

A keni një sistem të caktuar për t’i bër gjërat? Si p.sh, a zgjoheni në ora tetë, filloni në nëntë dhe punoni?

G.Rushani: Orari i punës është i strikt dhe tek unë ashtu si gati shumica e njerëzve që punojnë në vendin tonë. Puna me fillon ora 8.30 mbaroj ora 15.30. Mendoj qe e kam punën më të mirë në botë sepse punoj me njerëz shumë profesionist dhe miq të mirë dhe për çdo vit njoh student të rinj dhe me këtë më shtohet jeta.

Si e komentoni gjendjen e medias në Maqedoni? A mendoni se ndikohet jeta e rinisë nga mungesa e kualitetit të mediave?

G.Rushani: Të rinjtë sot kanë mundësinë që të informohen. Duke përdorur mediat, internetin etj. Shpresoj qe të mos jenë te informuar vetem nga mediat elektronike të vendit tonë. Mendoj që bota është shumë e madhe për tu informuar vetem nga mediat tona. Ndërkohë mua personalisht gjithmonë më ka lënë përshtypje jo të mirë programacioni që kanë psh.Televizionet kombëtare në Maqedoni. Vetëm shih se kur fillojnë serialet turke dhe kur përfundojnë. Kjo tregon se sa pak interes kanë vet Televizionet që të krijojnë programacione origjinale me anë të së cilave do të fusnin dhe ne punë shumë njerëz të cilët kanë ide dhe janë kreativ. Por mbi të gjitha sdo shpëlanin trurin njerëzve me mbi 400 emra të ndryshëm të personazheve të serialeve turke apo indiane.

Cili është filmi dhe libri juaj i preferuar?

G.Rushani: Filma shoh shumë, mundohem që të shoh të gjithë filmat Blockbuster të kohës. Të preferuar ka plot. Kam frikë të shkruaj një titull të ndonjë filmi sepse pastaj do pendohem që nuk shkruaja ndonjë titull tjetër. Por parapëlqëjë filmat dramatik, komeditë dhe trillerat.

Sa i përket librave, mundohem që kur të gjej hapësirë kohore të lexoj ndonjë libër që ska të bëjë me profesionin tim si Jurist (Romane, Libra filozofik apo ngjashëm). Sepse në parim lexoj libra që kanë të bëjnë pikërisht me punën që bëjë, pra libra profesional. Megjithatë këshilla ime për lexuesit është që sa më shumë të lexojnë. Një mik i imi shpesh herë thotë që sikur të kisha mundësinë të isha i ri sërishtë, do vazhdoja të lexoja të gjithë ata libra që si kam lexuar deri më sot.

Kjo intervistë është bërë nga vizione.info dhe Portalb.mk i ka të gjitha të drejtat e publikimit të intervistës, sipas marrëveshje së arritur mes palëve. Për më shumë intervista, ndjekni VIZIONE në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button