Gostivari shtegëtoi për te Banjat e Negorcit

Skuadra e KF Gostivarit ka udhëtuar për në Banjat e Negorcit për ta zhvilluar fazën e dytë të përgatitjeve. Ekipi gostivaras atje do qëndroje dymbëdhjetë ditë dhe do të zhvilloje tre ndeshje miqësore, thotë trajneri Mensur Jakupi.

“Kemi caktuar tre ndeshje kontrolluese, fillimisht me 26 Janar do luajmë kundër ekipit të Turnovës, pastaj me 30 Janar kundër Metalurgut dhe ndeshjen e fundit do ta zhvillojmë kundër Mladost Luçani me 3 Shkurt”, tha Jakupi.

Faza e tretë dhe të fundit përgatitore do të zhvillohet në Gostivar ku pritet të zhvillohen afër tetë ndeshje kontrolluese.

Kujtojmë që të enjten, Gostivari e fitoi ndeshjen e parë kontrolluese kundër ekipit të Makedonija Gjorçe Petrovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button