Shkupi të shtunën miqësore me Trepça 89

Skuadra e Shkupit ka tani më gati dy javë që ka filluar me përgatitjet për sezonin pranveror dhe është bërë gati për të testuar formën e futbollistëve.
Duke marrë parasysh se deri në fillim të kampionatit ka një pauzë të gjatë, stafi teknik ka vendosur që të fillojë me ndeshje kontrolluese.

Shkupi sezonin vjeshtor e përfundoi në pozitën e parë të Ligës së Dytë dhe ishte e pa konkurrentë, duke bërë një diferencë prej 13 pikëve ndaj ndjekësve të parë Vëllazërimit dhe Gostivarit.
Skuadra nga Çairi që në fillim të kampionatit kishte paralajmëruar se do të kërkojë vendin e parë dhe inkuadrimin në Ligën e Parë, kështu që kontrolluesja e parë do të jetë kundër skuadrës Trepça 89, ekip që mban pozitën e katërt në SuperLigën e Kosovës.

“Mendoj se këto 12-të ditë kemi “nxeh motorët” dhe jemi të gatshëm për kontrolluesen e parë. Kemi zgjedhur Trepçën 89 si kundërshtarë të parë, duke e ditur se Kosova ka një ligë të fortë dhe ekipe të suksesshme, andaj shpresoj që do të kemi një pasqyrë të mirë në cilësinë që kemi”, ka thënë trajneri Zekirja Ramadani i cili mes tjerash shtoi se do t’ju jep shansin të gjithë futbollistëve për të luajtur, duke formuar dy ekipe për secilën pjesë lojë.

Sipas kryesisë së FC Shkupi mësojmë se po punohet që të aranzhohen edhe disa ndeshje tjera kontrolluese, duke filluar nga java që vjen, por pa potencuar se cilët do të jenë ekipet, pasi që ende po punohet në caktimin e tyre.

Ndeshja e parë kontrolluese Shkupi – Trepça 89 do të luhet të shtunën me fillim në orën 14:00, në stadiumin e lagjes Trubarevë. Ndeshja nuk luhet në stadiumin e Çairit, shkaku i të reshurave të shiut për të mos e dëmtuar fushën. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button