Gostivari përforcon sulmin me Paunovin

Klubi i Futbollit Gostivari ka angazhuar sulmuesin Dragan Paunov, i cili është i mirënjohur për dashamirët e futbollit gostivaras pasi që para pak vitesh luante për ekipin bardhë-blu.

Kryesia e KF Gostivarit me futbollistin Dragan Paunov kanë rënë dakord që ky i fundit të qëndroje në Gostivar deri në fund të sezonit, me mundësi për ta vazhduar kontratën për periudhë edhe më të gjatë.

Paunov nga dita e martë iu bashkëngjit në stërvitje ekipit të Gostivarit të cilët aktualisht janë duke e zhvilluar fazën e parë të përgatitjeve në Gostivar.

KF Gostivari duke u dëshmuar dita ditës si një klub i mirë organizuar dhe profesional, ditë më parë ekipi bëri testime profesionale për të parë përgatitjen fizike për secilin lojtarë në prag të fillimit të sezonit pranveror në Ligën e Dytë republikane në futboll.

Udhëheqësia e KF Gostivarit janë në bisedime edhe me disa futbollist të cilët pritet që ti bashkëngjitet ekipit.

Lajme të ngjashme

Back to top button