Sulmohet me thikë një 25 vjeçar nga Shkupi

Një djalë i moshës rreth 25 vjeç në mëngjes është sulmuar me thikë në një banesë në lagjen e Shkupit Kisella Vodë.

Sipas informacioneve të para djaloshi në banesën ku jetonte është ballafaquar me disa persona që kanë kryer vjedhje. Djaloshi është sulmuar me thikë nga njëri prej vjedhësve në pjesën e barkut ndërsa është goditur edhe në kokë.

Policia gjatë ditës do të jep detaje më të hollësishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button