Të jesh shqiptar në Maqedoni!

Jetojmë në Maqedoni, quhemi shtetas të Maqedonisë, plotësojmë numrin e popullsisë së këtij shteti, thithim “ajrin”, në fakt më falni “thithim dy-oksidin e karbonit” të këtij shteti, i paguaj tatime këtij shteti, mundohemi që sa më shumë ti respektojmë ligjet e këtij shteti etj etj…dhe dua të di çka marrim nga ky shtet, përveç emrit “shtetas i Maqedonisë”?!

Ekziston njëfarë “Marrëveshje e Ohrit” me germa të vdekura mbi letër, që na përcakton disa të drejta themelore që vetë nënshkruesit e atij dokumenti nuk e mbajnë më mend përmbajtjen e tij dhe më duket se nuk e kanë më idenë se çfarë kanë nënshkruar. Më falni, mos rastësisht dikush nga ju i gëzon ato të drejta ,si shtetas i Maqedonisë (shqiptar)?!

Ekziston njëfarë qeverie shqiptare, të cilët jashtëzakonisht janë të zënë me “punë të rënda PRIVATE. Ku qëndron problemi që iu kemi venduar “një perde syve tanë të hapur” dhe shtiremi sikur gjithçka është në rregull?! A do të ndryshojë ndonjëherë kjo ” “qeveri palaçosh”? A do lodhemi ne populli shqiptar ndonjëherë duke jetuar si “kukulla”, si “kafshë”? A do lodhemi ne nga kjo qeveri analfabetesh, nga këto media korruptuese, nga këto nëpunës shteti që s’dinë emrin e vetë ta shkruajnë? A do lodhemi ne njëherë nga këto ministra, profesor, bankier, administrator.. me diploma të blera?!

Zgjohuni nga gjumi e rregulloni ardhmërinë e brezave tuaj që vijnë pas jush, rregulloni ardhmërinë e fëmijëve tuaj sepse pa punë e dije “jemi të paralizuar”. Pa punë jemi të degraduar, të degjeneruar, thjeshtë ,shkurt dhe shqip “jemi si primitivët e parë që kanë ekzistuar në histori”.

Po të vazhdoj të shkruaj më shumë ,e di që do bezdiseni dhe do të lodheni duke lexuar, por këto që i përmenda unë pak më lartë i dimë dhe i përjetojmë të gjithë, por thjesht na vjen bezdi ta kujtojmë sepse e nënvlerësojmë fuqinë dhe mendjen tonë… Por, mos harrojmë nëse ne nuk i ndihmojmë vetes tonë, askush nuk është në zor të na ndihmoj neve!

Jeta është e bukur dhe ja vlen të jetohet, pse duhet t’ia mohojmë vetes buzëqeshjen dhe lumturin për qejfin e disa naivëve, gënjeshtarëve, mashtrueseve? Nuk e kemi dhuratë jetën nga njerëzit, por nga Zoti.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shkrim me vend…te gjithe po thojme se keshtu nuk ecin dot perpara…por disi po shkelim ne derrase te kalbur gjdohere.Ku eshte Rinia?

Back to top button