S H K O M B Ë T A R I Z I M

Sihariq! 3439 qytetarë shqiptarë të Shkupit, Tetovës e Kumanovës kanë ndërruar emrat shqip“për shkak të bindjeve fetare ku ndikim më të madh kanë hoxhallarët”

Kjo përbën thelbin e lajmit të publikuar më 12 janar 2015, nga Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”, që konfirmohet edhe nga këshilltarja për informim e MPB-së, Dejana Nedelkoviç, e cila flet për interesin e madh të qytetarëve shqiptarë për ta ndërruar emrat…

Besoj është e qartë: nuk bëhet këtu fjalë për vullnetin e lirë të qytetarëve – për të drejtën e tyre legjitime që të pagëzojnë fëmijët ashtu siç dëshirojnë, as për rastet e veçanta kur dikush bezdiset nga emri shqip të cilin ia kanë vënë prindërit dhe e ripagëzon vetveten me emer tjetër. Këtu është fjala për fushatë antishqiptare, për zgjatimin e dhunës së mirënjohur të ushtruar deri dje nëpër zyra çinovnikësh bolshevikë sllavë, që, çuditërisht, njësoj si bashibozukët shqipfolës, i patën halë në sy emrat e bukur në gjuhën shqipe – njërës prej më të lashtave e më të veçantave që Zoti e bëri kismet për ne.

E them këtë për të hequr qafe paraprakisht paralelizmat inekzistentë që sigurisht do të përpiqen ta relativizojnë edhe këtë gjenocid shpirtëror të bërë mbi kurrizin e etnisë, me keqpërdorim flagrant të ndjenjës fetare dhe të nivelit të ulët të vetëdijes kombëtare të një pjese të popullatës sonë.

I pabesueshëm ky mjerim! Historia njeh shumë shkombëtarizime, por jo dhe llojin e turpshëm të aktit shkombëtarizues të shqiptarëve të Maqedonisë, për të cilin dikush mban përgjegjësi. Imagjinoni si do të reagonin fqinjët tanë po të guxonte dikush t’ua bëjë të njëjtën gjë? Atyre duhet hjekur kapelat, sepse gjithçka kënë vënë në shërbim të formimit të kombit dhe të mbijetesës së shtetit e vatanit, përfshirë këtu dhe religjionin.
Priftërinjtë serbë, bie fjala, janë të obliguar që 50 % të emrave të foshnjave që pagëzohen në kishë, t’i lidhin me gjuhën, kulturën dhe historinë serbe, kurse pjesa tjerët mund të jenë emra fetarë dhe internacionalë. Nuk them se është diçka që duhet marrë si yrnek, po jam i bindur se edhe kjo bën pjesë në gjërat që na dallojnë nga serbët, në tiparet që na kanë bërë tim për tim të humbim nga një Mollë të kuqe me sipërfaqe Kosove.

Shtrohet pyetja: përse dikujt i pengojnë emrat shqip, po jo dhe emrat arabë, turkë e hebraikë, që i bartin me shumicë shqiptarët muslimanë?

A e sqaron dikush: përse është i pranueshëm emri Ajdin dhe i papranueshëm emri Driton, përse është i mirë emri Akif e nuk bën emri Qëndrim, përse janë më hyjnorë emrat: Atie, Azem, Baftiar, Baki, Behlul, Fazile, Fazli, Fevzi, Hajdar, Hajri, Jashar, Nefise, Neriman, Neshet, Nurie, Sevdije, Sherif, Demir… në krahasim me emrat me domethënie të njëjtë në Gjuhën e nënave shqiptare: Dhuratë, Besnik, Fatmir, Jeton, Gëzim, Emira, Shkëlqim, Shpëtim, Luan, Jeton, Bukurie, Trim, Arsim, Drita, Shpend, Dashnore, Fisnik, Hekuran e hajt bir?
A bien ndesh këta emra me fenë? A është gjynah të pagëzosh fëmijët dhe të bartish me nder emrat e tillë? A ka kush të sqarojë ç’lidhje kanë me Zotin emrat turko-arabo-hebrenj që lidhen me koncepte politike, me gjallesa të ndryshme me gjymtyrë të trupit, me profesione dhe pasione njerëzore, si: Mazllum = Padrejtësi/ Dhunë, Amir = Kolonist, Maliq = Sundues, Feta = Pushtues, Musli = Reformator, Hamza = I ashpër, Hafije = Sekrete, Kapllan = Tigër, Tosun = Mëzat, Dudije = Papagalle, Dervish = Fukara/ I varfër, Ethem = Zeshkan, Nazif = Pedant, Bahri = Detar, Namik = Shkrimtar, Nashid = Poet, Remzi = Alegorik, Sadrie = Gjoks, Rrustem = Shtat, Sefer = Zemër (kërkoj ndjesë nga ata që mund të ndjehen të prekur, sepse nuk e bën emri njeriun, po njeriu emrin…) e shumë e shumë të tjerë, të cilët mund të gjenden lehtësisht në fjalorë të përpiluar për ata që e dinë se E-ja me dy pika përsipër është Ë.
Të merremi vesh. Ekzistojnë njëmijë argumente që dëshmojnë se, më shumë se gjithçka tjetër, shqiptarëve të Maqedonisë u rrezikohet gjuha si shenjë e parë e etnisë. Tjetër punë nëse vendosim të jemi qeniet e vetme në rruzullin tokësor që hjekin dorë vullnetarisht nga lejenjoftimi etnik, aq i urryer prej pushtuesve tanë. Kombi dhe fetë e shqiptarëve kanë bashkëjetuar me shekuj në harmoni të përkryer, sepse respektet per to janë të veçanta dhe të pangatërrueshme. Telashet lindin vetëm kur ato instrumentalizohen dhe vihen në pozicione kundërthënëse, si në rastin e vakisë shkombëtarizuese nëpërmjet propagandave antiemrave shqip, të bëra në emër të fesë. Prandaj, nëse është e vërtetë ajo që shkruan “Zhurnali”, e para që duhet të reagojë e të distancohet nga misioni zuzar i cilitdo përfaqësues të saj, është Bashkësia Islame, që paguhet nga populli për t’predikuar Zotin, jo për të nxitur asimilimin. Duhet të reagojë me urgjencë edhe lidershipi shqiptar (pozitë e opozitë bashkë), të pozocionohen qartë ata që merren dhe ata që e kanë ndër mend të merren me sinqeritet me fatin tonë kolektiv, intelektualët dhe rinia studentore, sepse vetëm bashkë do ta pengojmë shkombëtarizimin e turpshëm.

Mercenarëve që sot ju shkon kungulli mbi ujë dhe e keqpërdorin shkallën e emancipimit kombëtar e politik të shqiptarëve, duhet thënë: BOLL MË se ia nxorrët bojën! Ata duhet ta dinë se, pavarësisht nënsjetullave të sigurta të padronëve dhe donatorëve, pavarësisht punëve të pista që kanë marë mbi vete, një ditë do t’ju pëlcasë tollumbaci dhe të gjithë do ta kuptojnë se prapa nuk u qëndron religjioni, po armiqtë shekullorë të shqiptarëve. Të tillët nuk mund të fshihen pafundësisht prapa Fesë dhe prapa Zotit, sepse janë më të pafe dhe më të paZot se çdo krijesë njëqelizore që ka krijuar i Madhërishmi.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Shume ralle gjen ndenje analize kaq te qaret per ta lexuar dhe kenaqesi qe kemi kesi njeres qe ngrejn zerin mbi keto ceshtje. Skam asgje kundra feve por Zoti me kupton lotit edhe pa folur. Po ashtu Zoti me kupton shume mire edhe ne gjuhen shqipe e cile eshte nder ma te vjetrat ne bote! Jam krenar me prinderit e mij qe me kane lene emer shqip. Pershendetje nga Dibra dhe te faleminderit per kete shkrim te bukur!… shkruaj me shpesh!

  2. Ne kete artikull sado qe gjen nje realitet nuk duhet harruar se qeshtja e emrit eshte nje gje shume personale dhe nuk ka lidhje me shkombetarizimin apo perbuzjen e nje gjuhe. Per nje praktikant te fese islame eshte e rendesishme qe femija i tij te kete nje emer te bukur dhe me kuptim te bukur. Fakti se kjo mund te behet nepermjet zgjedhjes se gjuhes arabe ne vendosjen e emrit ka me shume te beje me faktin se kjo eshte gjuha ne te cilen u shpall Kuran’i. Nuk eshte aspak e vertete se hoxhallaret kane gisht ne vendimin tone per te zgjedhur nje emer per femijet apo per te nderruar emrin tone ne maturi. Kjo per faktin se hoxha as nuk ben pagezim sic e keni permendur ju me lart as nuk i lejohet te nderhyje ne kete qeshtje. Detyra e tij si drejtues i komunitetit musliman shqiptar eshte dhe do te mbetet keshillimi ne qeshtjet e fese. Nje emer shqip me kuptim te bukur eshte po aq i vlefshem per nje besimtar sa edhe nje emer arab me kuptim te njejte.

    1. Falenderoj lexuesit e shkrimeve te mia, por disa prej tyre i lus te mos i shtremberojne pohimet dhe mos ta shfrytezojne kolumnen per te bere hajgare me vlera kombetare e religjioze. Shkrimi eshte perpara jush dhe, sic mud ta shihni, qe ne fillim te tij, kam thene se gjithkush ka te drejte te pagezoje femijet e tij me cilindo emer qe i shkon per qejfi. Kam thene gjithashtu se duhet respektuar dhe vendimet e gjithsecilit person te rritur qe vendos ta nderroje emrin, me te cilin e kane pagezuar prinderit. Pra: gjer ketu besoj jam i qarte. Akti shkombetarizues per mua fillon atehere kur individe apo grupe te caktuara ndermarrin fushate te orkestruar nga kush e di se kush, per te manipuluar qytetaret shqiptare qe te hjekin dore prej emrave te bukur shqip, me pretekstin se ata nuk i pershtaten fese islame.
      Po ashtu, askund nuk kam thene se shqiptaret muslimane nuk duhet te kene edhe emra qe vin nga gjuha arabe, turke e hebreje, as kam pohuar se BFI dhe te gjithe hoxhallaret paskan gisht ne zuzarllekun, per te cilen shkruajti “Zhurnali” dhe mbeti pa u demantuar 4 dite te plota, gjersa shkruajta une. Me thoni ku kam thene se “hoxhes nuk i lejohet te hyje ne ceshtjen e pagezimeve te foshnjave”, nese prinderit besimtare e kerkojne kete prej tyre?
      Edhe emrat qe kam sjellur si shembuj nuk i kam sjellur me perbuzje, sepse nuk jam aq i marre te shklas ne te tilla mocale. Thjesht: kam sqaruar kuptimin e tyre, per te bindur te gjithe se jo cdo emer i huaj eshte me domethenie fetare. Madje u kam kerkuar dhe ndjese gjithe atyre qe rastesisht i mbajne emrat qe solla si shembuj vetem per te shpaluar me mire vakine e pashembullt per te cilen njofton “Zhurnali”.
      Perndryshe, e kam te qarte se asnje shkrim nuk mund te plotesoje deshirat e te gjithe lexuesve. Kjo ndodh edhe me shkrimet e mia modeste, qe prore kane qene ne vijen e mbrojtjes se tipareve etnike, po dhe te feve shqiptare. Duke qene se numri i besimtareve muslimane eshte koxha i madh nder ne, kam mbrojtur shpesh edhe dinjitetin e tyre, sa here qe eshte fyer dhe provokuar pa te drejte, si ne rastet e kryqave gjigante ortodokse, te mbjellur pas cdo kthese neper udhet e Maqedonise. Kete e kam bere kur shumekushi ka heshtur dhe do ta bej serish nese e do puna, gjithsesi para atyre qe me lexojne shtrembtas, nga padija ose per arsye te tjera.
      E vetmja gje qe nuk do ta bej kurre eshte heshtja, sepse prej atyre qe me lexojne dardha te kumlla, pikerisht kjo kerkohet. Te tillet i siguroj se do te shkruaj serish dhe serish, sa here qe te keqperdoren religjionet per te zhbere tiparet e kombit tim, tendit, tonit, sepse ne nuk jemi xha te xhalla, po njerez te dinjitetshem. Kete do ta bej edhe nese dikush ndermerr fushata zuzare kunder fese islame e cila eshte dhe feja ime.

  3. I ndreuari profesor,se pari dua t’ju pergezoj per analizen e qelluar dhe shume produktive ne keto dite te veshtira antishqiptare,mbrenda nesh.Ne femijerine e hershme,kaloja mjaft kohe ne Gostivar,dhe,jo per ofendim,me pengonin emrat e njerezve te cilet nuk i kuptoja.rrethanat dihen qarte,por sot kur mbare “fusha” si krahine,qendra e kultures dhe emancipimit kombetar,na fryejne erera antikombetare.Nuk jam ateist,perkundrazi,por s’mund te pajtohem me ata te cilet,me cdo kusht mundohen t’na ckometarizojne.Jam i sigurt se,intelektualet tane,do te bejne cmos qe kete fenomen ta nderpresin.gjithashtu dhe emrat “perendimore” ose ato te cilet s’kane ascfar kuptimi shqip.
    Duke ritur nivelin intelektual ne vetevehte,ne familje dhe shoqeri,sendet do te permiresohen,patjeter.
    Shume flm per konrtibutin e jashtezakonshem.

  4. Nuk eshte analize pasi qe analiza shpjegon ose thjeshteson dukuri e ketu autori me shume kerkon pergjegje se sa zberthen diçka. Edhe un jam per ate se me mire eshte me pagezu femijet me emra shqip pasi qe I kuptojme edhe shqipja Eshte gjuhe e Bukur , pa mos kritikuar tjetrin Te pagezoje femijen e vet si do vet. Po shumica e shqiptareve me heret kan menduar se emra musliman jan vetem emrat arab, kjo nuk Eshte e vertete pasi qe kurani thote emertoni femijet me emra te bukur e jo Vetem me emra Arab. Ne disa raste ata qe kan perdore emra arab nuk e kan dite kuptimin e emrit, psh emri Qamile dmth Deve, nuk besoj se dikush me dijeni kishte emertu vajzen deve. Poashtu ne disa raste emrat arab jan shkruajtur gabimisht pra dmth nuk Ka pas kuptim as ne gjuhen arabe. Megjithate e kam rende te besoj se ekziston diçka e organizuar per te ndruar emrat e shqiptareve ne kete menyre ose edhe nese ekziston besoj se numri Eshte shume me I Vogel se sa I lartparaqitur , ose ashtu shpresoje. Gjithe Te mirat nga nje mergimtare.

  5. një fjalë e urte thotë : fjala e qelluar dhe domethënse esht pak fjalë shum kuptim. respekt për të gjithë që komentojn , e përshëndes profesorin dhe shum mirë e kuptova se aludon në një qëllim shum fisnik , un dota pëmend porosin e Muhamedit a.s.ku thotë:Dashuria ndaj atëdheut është pjes përbërëse e besimit të muslimanit.Kur thot dashuri nënkupton edhe mbrojtje,e pjesë e mbrojtjes ësht edhe pagëzimi i fëmijë me emër të bukur që e përmban elmentin kombëtar dhe fetar.Porosia islame reth emrit të fëmijës është eqartë:emri të jetë i bukur , i lehtë për përdorim,të ketë elementin kombëtar e fetarë,të mos jetë i përkatësisë të ndonjë feje apo kombi tjetër jashta asaj që i takon,të ketë kuptim,e nëse miret nga ndonjë gjuh e huaj të adaptohet në gjuhën qëti e flet p.sh.Qerim nga gjuha arabe don të thot:Fisnik,e poqëse e pagëzove fisnik islamikisht ske bërë asnji gabim, Zoti Fuqiplotë me një ajet kuranor thotë: O ju njerëz u kam krijuar nga një burë dhe një grua,u kam bërë popuj dhe fise që të njiheni dhe të komunikoni mes veti. pra ishte vullneti i Zotit që të jemi edhe ne shqiptarët në mesin e popujve dhe të njihemi me simbolet dhe shenjat tona e në mesin e shenjave jan edhe emrat ,andaj duhet të jami
    më largpamës sepse jemi të rethuar me popuj që duan të na shfarosin dhe të na ehumbin identitetin tonë, duhet me pas shum kujdes nga serbizmat,arabizmat,turqizmat etj. ngase në fund të funditZoti e krijoj edhe gjuhën e bukur shqipe, edhe Melekët e kuptojn ate,e përgjegjësia e jonë e të gjithve ësht ta mbrojm dhe ta kultivojm atë duke i marë vendimet tona me largpamësi,vizion e assesi me emocione.Respekt pë të gjith që e ndajnë mendimin me ne por edhe pë ata që mendojn ndryshe.

  6. Krejt ne regull por qka ka te beje emri musliman me shkombetarizem funi funit ato qe e kane mbajt ket komb kur me se shumti u dasht qe sot te jemi ende shqipetar kan pase emra arab ose turk por edhe shume emra sot i kemi te shqipetaret qe sjan shqipe por as arab e turk apo musliman a ka mundesi edhe ksaj ane nje analize edhe sa per hoxhallaret kam degju vet qe na kan than qe mujna e dhe ma mire me perdor emra shqip me kuptim te mire ……

  7. Vetem shqipet e kosoves do ta mbajne Shqiptarine te gjalle. Me emra te paster Shqipetar si Burim Drilon Elbasan Vlora flamur Shqipe djelleza etj etj.
    Un qe po flas nuk jam nga kosova po C’rendesi ka. Rendesi ka te ruajme emrat shqipetar dhe te mos behemi me Katolik se papa Ne shqiperi me emra si Stivi Kristi Brian, dhe me Arab se Arabet me emra qe mund te jene gjithcka po jo Shqipetar.
    Me vjen shume keq per Shqipetaret ne Maqedoni me emra si Mumin qe me mire ta kishte Mumje egjypti. Abdulheqim, Abdurrahman etj etj.
    Kam frike se ne vete po shkombetarizohemi dhe vertete po e ndihmojme ate qe kisha e mallkuar ortodokse Greke e Serbe kane kohe qe punojne .

  8. Shoh nje injorance fatale, te shqiptareve te Maqedonise. Ato po shkombetarizohen me parate e Serbise e cila Financon Islamizimin ekstrem. Pas kesaj hoxhallaret do tu kerkojne shqiptareve te emigrojne drejt vendeve Arabe, per te kryer keshtu nje spastrim etnik me armet e Islamit. Fjala Kuran Nuk eshte arabe. Muhamedi qendroi per 10 vjet ne Shpellat e Kumranit ne Israelin e Sotem dhe studioi librat e shenjtë që ishin aty, nga ku i dha emrin edhe librit te madh te Kuranit. Fjala Kuran (Kumran) vjen nga gjuha Ilire(Shqipe) ( Ku ranë= Ku më ranë (Fjalët qê më ranë nga Zoti) . Pra kemi te bejme me një fjalë shqipes. Ndërsa Allah êshte njê fjalë me origjinë Ilire gjithashtu : Yll e shqipes ne dialekt ill ka dhene ne Greqisht Ilia, ne ebraikisht Iliah dhe Eliah dhe ne arabishta Allah. Profeti Isaija (Jezu Krishti) ka thënë para kryqëzimit te tij “Eliah , Eliah, jam në dorën tënde” Keshtuqe o shqiptare Gjuha shqipe eshte gjuha e Zotit dhe jo gjuha Arabe.

  9. Çështja e pagëzimit të fëmijëve me emra që kanë burim nga Kurani nuk është çështje fort e diskutueshme, por ripagëzimi i tyre është një çështje që ka prapavijë. Nuk mund të quhet rastësi ripagëzimi i 3 mijë e ca personave me mra tjerë, sepse këtu po ndodh zëvendësimi i emrave tipik shqiptar me emra tjerë që nuk mund të quhen edhe emra që dalin nga Kurani.Kjo problemtatikë është hapur disa herë më parë në qarqe të caktuara të klerit, duke u preferuar njerzëve emra të kësaj provinience, ose duke përqeshur emra shqip. Këto gjëra kanë marrë përmasa alarmuese, sepse kjo më shumë i ngjan një fushate të koordinuar mirë dhe me synime të qarta. Nëse themi se kleri nuk ka faj jemi gabim, veçanërisht kleri i ri që janë tepër të dhënë për kulurën dhe traditat e huaja dhe në humë raste janë përhapës të ideve të huaja për ne, prandaj edhe ky fenomen nuk është i rastësishëm dhe nuk mund ti largojmë nga fajësia.Ne nuk mund tu imponojmë zgjedhjen e emrit të personit, por edhe nuk duhet të lejojmë të kundërtën, që dikush të na imponojë diçka që është antikombëtare.

  10. Një shkrim i shkëlqyeshëm i z. Fatmir Sulejmanit. Ai nuk flet për ata që e kanë pasur emrin Selman, Enver, Tahir, Adem ose ndonjë emër tjetër me origjinë ebraite, arabe ose turke, por flet për dukurinë kur njerëzit i ndërrojnë emrat shqip me emra të huaj turk e semitë. Pra flet për absurdin kur njeriu ka jetuar tridhjetë vjet, ta zëmë, me emrin Dritan e për një çast bëhet Habil ose Kabil. Kështu autori na e tërheq vërejtjen se kjo punë bëhet me qëllime politike – të zbehet vetëdija kombëtare shqiptare dhe kështu të arrihen qëllimet e fqinjëve tanë: serbëve, grekëve e të tjerëve në mënyrë që të bëjnë çfarë të duan me neve, siç kanë bërë gjithmonë, duke na gjetur në gjumë. Unë shoh se autori bën atë që duhet ta bëjmë të gjithë ne. Ai flet për goditjet që i bëhen kombit tonë, sepse armiqtë tonë e kanë të qartë se nuk mund ta mposhtin islamin, por qenien shqiptare munden. E dinë armiqtë tonë se myslimanët janë një miliardë e sa dhe se ata i kanë larg kufijve të tyre. Armiqtë e kanë më lehtë me shqiptarët sepse, midis tjerash, kemi mbetur pak në numër. Ata kanë marrë yrysh t’i zhbëjnë shqiptarët.Në këtë drejtim armiqtë e kombit tonë janë të suksesshëm. Jo rastësisht Greqia ua ndërron emrat shqiptarëve dhe nuk ua ndërron siriasve, libanezëve, libiasve e të tjerëve. Ua ndërron vetëm shqiptarëve. Pastaj a nuk e shihni se politika aktuale serbe flet vetëm kundër shqiptarëve. Nuk flet as kundër turqve, as kundër goranëve e as kundër të tjerëve, por vetëm kundër shqiptarëve. Dhe, në fund a nuk e dini se gjysma e Malit të Zi janë me origjinë shqiptare ose shqiptarë të asimiluar?
    Sa u përket emrave që vihen sot në Shqipëri, ky është një problem që kërkon një shkoqitje tjetër.

  11. Fatmir Sulejmani, analize e mire, super. Ama menyra se si e interpreton eshte e gabushme. Duhesh me zgjedh menyre ma te bute edhe ma intelegjente qe me alarmu popullin. A krahasimin qe e kishe bo me emrat e ke gabu krejt. Deri sa mo permend emra si “emer”, bone ni analize ma te thell edhe definoje cilat emra po ndrrohen edhe me cfar emra po zavendsohen, jo vec me shkrujt do emra aty prej mendjes, se nje analizt sFol pi mendjes tVet, po e shkrun analizen qe e ka bo. Edhe per krej cka shkrun, duhesh me pas referenca se prej ku e merr cdo fjali ose paragraf ku ti e pohon se osht cashtu.

  12. Të lumtë z. Fatmiri, që bëre një përshkrim aq të thukt e thelbësor pë gjendjen tonë shpirtërore , mentale dhe intelektuale në njërën anë , dhe trysnitë , imponimet, qëllimet ugërzezë të armikut tonë të përbetuar (sllav) për shkombëtarizimin tonë në anën tjetër! Fatkeqësi e jona është se vetëdija e jonë (shumica) është në nivelin shumë të ulët, sa që nuk kuptojmë situatën reale dhe qëllimet e armiqëve tanë ! Le ta kuptojnë njëherë e përgjithëmonë sejcili se KOMBI e ruan fenë, e jo e kundërta !

  13. Të përgëzoj për këtë shkrim të shkëlqyeshëm i nderuar dekan. Analizë shumë e qëlluar.

  14. Me asnjë, apriori, komentues nuk mund të pajtohem, së pari se Zoti nuk është më i vjetër se emri.Njeriu pas kalimit të tij nga paganizmi apo politeizmi, në monoteizëm “zbuloi” një fuqi mbiunatyrore, të cilën do ta ketë pagëzuar/emërtuar Zot,krijesë kjo imagjinare, që nuk shihet, dëgjohet,nuk preket, nuk ka figurë, nuk dihet se ku rri, e kështu me radhë. Thuhet ai apo ky ,është i zoti,do të thotë shumë i aftë, që dallohet nga të tjerët, i zoti vetvetës, i zoti për këtë apo atë punë, i zoti për fjalë, i zoti për dije,pra diçka që qëdnron mbi të tjerët, dhe ka një fuqi të pa dukshme, e cila shkakton fenomene të ndryshme, të cilat nuk janë kuptuar nga shumica e qenieve njerëzore, në faza dhe epoka të ndryshme të zhvillimeve në natyrë/tokë/ dhe në hapësirën e pafundshme qiellore.Së këndejmi, nuk ka as fjalë të zotit të shkruar as në Bibël, më vonë në Kuran e shkrime të tjera të quajtura “shkrim i shenjtë”.Shkrimi i shenjtë, merr këtë emër,jo pse vijë prej Zotit/Hyjnisë Qillore/ por pse është shkruar nga individë të aftë, të mençur e dijetarë, “të Zotët” . I zoti është edhe ai apo ata që ua mbushin mendjen bodallënjve për të ndryshuar emrat, apo imponuar pagëzimin e fëmijeve me këtë aso atë emër.Është e drejtë e patjetërueshme që prindi të zgjedh cilindo emër, qoftë edhe mut, për të pagëzuar fëmijën e vet.Vetëdija kombëtare shqiptarëve është zbehur, është stërkequr, apo është e ulët, apo mungon terësisht tek një pjesë e kombit, andaj bëhen të mundhsëm edhe këto fenomene që dëmtojnë indentitetin kombëtar,deri në masën e zhdukjes së tijt të tërësishme.

  15. Emri i femijes esht nje gje personale edhe ne jemi per emra shqip,por mendoj se po te mos ishte feja islame ne maqedoni ne sod do te flitshim maqedonisht sikurse shumica eshqiptarve katolik dhe ortodoks .Deri satket shqiptar musliman ne maqedoni do tflitet gjuha shqipe.

  16. Po, duhet ti pagezojme femijet tane me emra shqip. Por ama nuk di ndonje hoxhe te kete thene se femijet DUHET te pagezohen me emra arab. Mua me cudit nje fakt tjeter, cdo here kur shqiptaret musliman bejne dicka atehere ajo duhet te jete top teme: shkombetarizim, tradheti kombetare …etj. Nese per ju pagezimi me emer jo shqipetar eshte shkombetarizim atehere pse nuk beni top teme emrat e shqipetareve krishten (orthodoks dhe katolik). Ata nuk kane emra shqip qe sipas jush do te thote qe ata kah moti qenkan te shkomberarizuar. Kulloni pak ma mire punet para se tja futni kot. Dmth qe Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari qenkan te shkombetarizuar. Haj ne det haj

Back to top button