Gazsjellësi nga Greqia përmes Maqedonisë dhe Serbisë alternativë për “Rrjedhën jugore”

Ndërtimi i gazsjellësit nga Greqia përmes Maqedonisë dhe Serbisë deri në Hungari do të ishte alternativa për projektin “Rrjedha Jugore”, paralajmëroi ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto.

Sipas tij, kjo është njëra nga zgjidhjet e fundit e cila do ta siguronte sasinë e parashikuar të gazit që ishin planifikuar me “Rrjedhën Jugore”. Zgjidhja e tillë do të shqyrtohet për dhjetë ditë dhe me përfaqësuesit e Turqisë në territorin e të cilit duhet të kalojë gazsjellësi i ri që e dakorduan Moska dhe Ankaraja si alternativa të “Rrjedhës Jugore”, tha Sijarto pas takimit të djeshëm me nënkryetaren e Qeverisë serbe Zorana Mihajloviq në Beograd.

Duke i vlerësuar anulimet e projektit “Rrjedha Jugore” një nga më të rëndësishmet për efikasitet energjetik të Evropës së Mesme, si lajm i keq për Serbinë dhe Hungarinë, Sijarto theksoi se nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të gjindet zgjidhje e re.

Shefi i diplomacisë hungareze paralajmëroi se në fillim të javës së ardhshme do të kërkojë nga Komisioni Evropian në pakon e tij investuese të planifikojë edhe projekt për përparimin e sigurisë energjetike të rajonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button