Bie numri i regjisoreve

Një studim i ri ka zbuluar se numri i regjisoreve në listën e 250 filmave më fitimprurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë për 2 për qind gjatë 17 vjetëve të fundit.

Dr. Martha Lauzen, autore e studimit në Universitetin e San Diegos, ka thënë se është “është për t’u theksuar se ne jemi ende në nivelet e 1998-s – çfarëdo që është duke u bërë për të adresuar këtë problem nuk po funksion, dhe ne duhet të kërkojmë zgjidhje në shkallë të gjerë”.

Vetëm 7 për qind e regjisorëve në listën e 2014-s të 250 filmave më fitimprurës ishin femra, dhe vetëm një femër ndodhej në 100-shen e parë – kjo ishte Angelina Jolie, me filmin e saj Unbroken, transmeton Gazeta Tribuna.

Shifrat janë edhe më të ulëta kur bëhet fjalë për muzikën e filmave: vetëm 1 për qind e kompozitorëve ishin femra, dhe vetëm 5 për qind inxhinierë zëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button