Ligji për bankat, qeveria do ta dijë sa para keni

Me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për banka, i cili tanimë është në procedurë parlamentare, bankat obligohen që t`i vënë në dispozcion të institucioneve, përkatsisht Ministrisë së punës dhe politikës sociale, Agjencisë për punësim dhe Fondit për sigurim shëndetësorë, të gjitha llogaritë dhe transaksionet bankare që bëjne qytetaret e Maqedonisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Sipas Qeverisë së Maqedonisë e cila është propozuese e ligjit në fjalë, përmes të njëtjit, synohet që të verifikohet gjendja financiare e të gjithë atyre të cilët konkurrojnë në këto tre institucione për të siguruar benificione të caktuara duke shmangur çfarëdo lloj keqpërdorimi nga ana e qytetarëve të cilët kërkojnë nga këo tre institucione realizimin e ndonjë të drejte, siç është ndihma sociale, sigurimi shëndetësor apo dicka tjetër.

Për të marrë të dhëna për klientët e bankës, Ministria për punë dhe politikë sociale, Agjencia për punësim dhe Fondi për sigurim shëndetësorë, paraprakisht do të duhet të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim me bankën, me të cilën rregullohet mënyra e qasjes në të dhënat.

Osman Kadriu, ekspert për çështje juridike thotë se ligji lë hapësirë për keqpërdorim veçanërisht në atë pjesën që ka të bëjë me të të drejtën e diskrecionit.

“Po këto çështje i takojnë lëmisë së të drejtës administrative, një lëmi që tangon çështje të ndjeshme andaj në formë tejet të detajuar duhet të qartësohet se kush do të ketë qasje në këto të dhëna dhe si do të të përdoren që mos lihet hapësirë për të kërcënuar privatësinë e personave fizik”, ka thënë Kadriu.

Për Bilall Kasamin, njohës i çështjeve ekonomike nga lëvizja BESA në opozitë, nuk është diskutabile se shteti duhet t`i ketë të gjitha informatat e nevojshme sa i përket politikave buxhetore, fiskale, të cilat kanë të bëjnë me qytetarët e saj, po në rrethana ku Maqedonia ka problem me kapacitetin institucional, ka probleme me keqpërdorimin e institucioneve nga individ të caktuar përmes ligjit për bankat, do të rritet edhe më shum forca e këtyre individëve apo grupacionve duke krijuar një instrument, që këto mjete t`i destinojnë atje ku ata dëshiojnë.

Kasami më pas thekson se përmes këtij ligji, do t`u pezullohet ndihma sociale dhe sigurimi shëndetësor shumë familjeve të cilët mbase brenda vitit në llogaritë e tyre realizohet transaksion qoftë edhe prej 100 eurove në formë të remitencave nga të afërmit e tyre, për të mbijetuar në kushte të papunësisë së lartë dhe krizës.

“Po qëllimi është që shteti të ketë qasje në të gjitha infomatat që kanë të bëjnë me qytetarët dhe me këtë rast e ripërsëris se ky ligj mbi të gjitha do t`i atakoj familjet shqiptare të cilat siç dihet në kushte të papunësisë së lartë janë të detyruar të mbijetojnë nga remitencat”, thekson Bilall Kasami.

Edhe Margarita Caca Nikollovska, nga instituti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thotë se kjo çështje duhet të rregullohet në formë më koncize.

“Po ekzistojnë më shumë mundësi që të verifikohet gjendja faktike sa i përket mjeteve financiare të qytetarëve të cilët kërkojnë  benificione nga këto tri institucione, njëra nga ata është që qytetarët gjatë apikimit të dorëzojnë vërtetim nga drejtoria e të hyrave publike se nuk kanë realizuar të ardhura gjatë vitit, ose vërtetim nga bankat se nuk disponojnë më llogari kursimi”,thekson Nikollovska.

Ndryshe, në bazë të ligjit aktual për banka, dokumentet, të dhënat dhe informacionet të cilat janë dhënë gjatë aktiviteteve bankare apo transaksioneve, paraqesin fshehtësi bankare të cilat banka është e obliguar që t`i mbrojë dhe t`i ruaj duke mos i bërë publike pa dijeninë e klientit.

Lajme të ngjashme

Back to top button