Kam mall…

Në këtë botë virtuale ku me një klik mbi tastierë
zemrat fitohen dhe humben aq lehtë,
malli me ka marrë një letër dashurie të shkruaj
me penë dhe bojë me shkrimin tim të keq
me shpirtin e trazuar me rreshtat plot korrigjime
mbi të bardhën fletë me pika boje pikuar
me hi cigareje nxirë brenda zarfit me pullë
një letër të vërtetë…
dhe kur në kutinë postare ta hedh
të ndjej zemrën të drithëruar si pikël uji mbi re…
pa le të jetë nisur edhe në adresën e gabuar…
pa le të më thonë “ajo s’banon më atje…”

Poezi nga Artan Gjyzel Hasani

Lajme të ngjashme

Back to top button