SYTË E TU SHPUES

Sytë e tu vezullues

Kanë hedhur shikimin shigjetë mbi mua

Me kot u përpoqa te mbrohem

Mburoja me është çarë

Goditja shqeu kraharorin tim

Tani jam i plagosur

Por hiqem i padëmtuar

Ndërkohë varra kullon pareshtur

Vellon (e bardhë) që ta kushtova ty ia kam venë

Ti pretendon se nuk më ke vënë re

Dhe sillesh sikur s’ndjen gjë

Diç tjetër reflekton fytyra jote

Nuri i saj më jep ngushëllim

Të lutem mos me le të tërhiqem zvarrë

Por eja merre vellon tënde (tashmë bërë) të kuqe

Dhe vëre dorën mbi plagën që më shkaktove

Melhem tjetër asaj nuk po i bëhet

Përderisa ti frymon e vetme pranë të njëjtës mostër

Ndryshe, kam ndrojtjen edhe për ty

Betejën do ta humbasësh përballë ndjenjave tua

/A.Breznica/

Lajme të ngjashme

Back to top button