SY

Sado që qyteti ndez dritat anembanë, nata çdoherë më frikëson!
Një shtrëngim që s’e kuptoj!
Ç’nuk më futet në sy nga kjo erë që s’di ku shkon!
Shtrëngimi që s’e kuptoj vazhdon.
Unë kam qenë krua a shkuar kroit, shkuar Amazonit!
Tani pikoj,
Kujtime.
Ata që kanë qenë gurë kanë mësuar të lotojnë!
Ti je bekim a mallkim që kap çdo zemër?!

Porse zemrat tjera si rrahin nuk e di, nuk e di as ç’ka përtej syve të mi!
Të tuve ç’u ndodhi!?
O Zot, si mund ta errësojnë në çast çdo agim të posalindur!
Shtrëngimi që s’e kuptoj akoma vazhdon,
Asnjë dritë e qytetit nga larg s’e shëron.

Gjithçka më bëhet lëmsh në gjoks
Kur frymëzimi për një çast shterron.

Poezi nga Shqipe Palloshi

Lajme të ngjashme

Back to top button