Vdekja e Joe Cocker, humbje për muzikën botërore

Në moshën 70-vjeçare këngëtari i muzikës blues dhe rock and roll, Joe Cocker u nda nga jeta. Në deklaratën e kompanisë Sony Music thuhej se Cocker vdiq të dielën në mbrëmje nga kanceri i mushkërive në shtëpinë e tij në shtetin e Kolorados.

Këngëtari i lindur në Britani u bë i njohur për interpretimin e këngës të Bitëllsave “With a Little Help From My Friends,” dhe për këngë si “You Are So Beautiful” dhe “(Love Lifts Us) Up Where We Belong.”

Zëri i tij i i shte shumë i veçantë, ngjirur dhe grykor, që i jepte thellësi lirikave të interpretuara prej tij. Joe Cocker u bë i famshëm në mesin e viteve 1960s  dhe ndërtoi një karrierë mbi 40 vjeçare.

Ai ishte fitues i një sërë çmimesh muzikore dhe në vitin 2007, atij ju dha titulli i kalorsisë nga Mbretëresha Elizabeth, për kontributin në muzikën britanike.

Lajme të ngjashme

Back to top button