Ngrehni kokën, or ju të vënë përtokë!

E pashë këtë njeri
kërkon lëmoshë në rrugë
bredh e s’di me ç’të bëj,
do të rroj, si të tjerët në këtë botë
me duar të plasura e shpirtthyer.

E pash me dhembje e qava
si s’e shihni, or qeveritarë të velur në luks e ar
qytetarin e bëni lypsar, kriminel, vrastar
emigrantë të pa perspektivë…
Do me keni prapa… t’i shporrim, do të dimë,
jo më vota më  ashtin po ju hanë këta satrap
këto feçka qeverish me mbrapshti!
Ju dhanë udhët e botës ju të gjithëve
me nëna, motra e gra në vajtime
Ne vatër, të pangopur, të sëmurë, të braktisur
të lënë pa gjë para shpirti e të përbuzur:
ngrehni kokën, or ju të vënë përtokë e të rrënuar!

Vagabondë e kriminelë fronin kanë bërë dhomë të tyre,
timare kanë plot, vetura, lukse, lojëra, argëtime,
po deri kur, si nuk ngrehni kokën, or ju të vënë përtokë
Se i vogël dhe i shkelur është kushdo, kur rri ulur,
pa ngituni njëherë në këmbë dhe bëhuni barabar me ata,
e shihni se janë, jo mbi ju, por janë të mposhtur,pikërisht nga ju.
Janë pa meritë, pa favor, pa privilegj, mos ju rrini pas!
Ngrehni kokën, or ju të vënë përtokë!
jo më vota për këto rrodhe e këto këpurdha,
mos pritni mrekulli më nga ata që ju dërmuan ju bënë trokë.

Nga Asllan Dibrani

Lajme të ngjashme

Back to top button