Muzika shqiptare lëndë studimi në një universitet në Amerikë (VIDEO)
Në fakultetin e muzikës së universitetit publik të Montclair-it, në Nju Xhersi, tani mund të studiohet muzika shqiptare. Me studentët amerikanë punojnë dy emra të njohur: Raif Hyseni dhe Merita Halili. Me nismën e zotit Hyseni, ky universitet ka krijuar Ansamblin Ballkanik, ku për momentin punohet pothuajse vetëm me muzikën shqiptare. Julian Zyla i Zërit të Amerikës shkoi në Montclair, ku ndoqi një orë mësimi të Ansamblit. Ndiqni videon.