Banda Frymore e Shkodrës defilon në Tetovë

Në kuadër të Manifestimi “Tetova Feston Nëntorin 2014”, data 26.11.2014, duke filluar nga ora 14:00, Banda Frymore e Shkodrës do të zhvillojë një defile në qytetin tonë.

Kjo defile do të ketë këtë itinerar zhvillimi. Ajo do të nisë nga Xhamia e Larme duke vazhduar drejt rrugës të Ilindenit. Më pas do të vazhdojë deri te udhëkryqi i SH.F “Liria”, në vazhdim banda marshimin vazhdon drejt rrugës Dervish Cara (përpara sh.f .Liria) dhe në udhëkryqin me rrugën Jane Sandanski, kthejnë në të majtë dhe drejtohen kah qarku rrethor  i bulevardit Iliria (Doner Dajti).

Këtu, përsëri kthehet në të djathtë dhe vazhdohet deri te qarku rrethor te Agro Kalishta. Marshimi i bandës frymore më pas do të kthehet prapa dhe do të vazhdojë defilenë përgjatë bulevardit Iliria për të arritur deri  te Sheshi Iliria. Kjo defile parashikohet të ketë kohëzgjatje rreth një orë.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button