Pikaloshja dhe Muzeu jonë i Pafajësisë

E menduar, pikaloshja e gjitha ne lule, shëtiste nëpër Muzeun e pafajësisë.
Ngjashëm si flutur, në dukje pa drejtim, shijonte fjalët dhe gjësendet e ekspozuara,
të thurur si kujtime për një dashuri të huaj nga një kohë tjetër.
E vështroj dhe shpërfill gjithçka rreth meje veç saj.
U përhumba në kujtimet që përbënin muzeun tonë.
Ora në mur më përkujtoi që duhet të shkojmë.
U nisëm me ngut sikur të çliroheshim nga një magjepsje.
Dolëm nga Muzeu i pafajësisë
dhe u kthyem në botën ku s’jemi më shumë se bashkëfajtor në përpjekjet tona kokëforte
për ta ruajtur dashurinë.

Fragmente nga Lundruesi

Lajme të ngjashme

Back to top button