‘Higjiena Komunale’ pranon 250 punëtorë

250 punëtorë me marrëveshje, kohëzgjatje prej 1 viti pune, do të pranohen në Ndërmarrjen publike ‘Higjiena Komunale’ Shkup.

‘Është firmosur marrëveshje me Agjencinë për punësime të përkohshme ‘Motivi’, në vlerë prej 94 milion denarësh, për të pranuar 250 punëtorë të përkohshëm, në periudhë prej një viti’ njoftojnë nga ‘Higjiena Komunale’.

Këto punësime bëhen pasi ndërmarrja ka nevojë për kuadro, ndërsa paralajmërohen punësime të përhershme për një të ardhme më të afërt.

Ndërmarrja publike ‘Higjiena Komunale’ në marrëdhënie të rregullt pune ka 943 punëtorë.

Sipas raportit për punë të ndërmarrjes për vitin 2012, janë pranuar 173 punëtor për afat të pa përcaktuar, të cilët paraprakisht kanë qenë të angjazhuar nëpërmjet agjencive për punësim.

Shqiptarët në këtë institucion janë të përfaqësuar kënaqshëm, kështu për Portalb, ka thënë kohë më parë drejtori i kësaj ndërmarrje Rakip Doci, sipas tij në pjesën menaxhuese shqiptarët janë mbi 30 për qind, ndërsa në pjesën e punëtorëve të krahut janë të përfaqësuar me mbi 50 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button