Ajo dhe fjalët

Shumë më herët se ta vërenin të tjerët se herët ishte heshtur, ai heshte dhe mendonte rreth fjalëve. Të vetat, të tjerëve, fjalët e krejtve dhe krejt fjalët. Fjalë që i dinte dhe kërkonte të reja. 

I kujtonte gjithë ata njerëz të moçëm, që me mijëra vjet më parë, udhëtonin me mijëra kilometra, vetëm për një fjalë. Tani ishte më lehtë dhe më afër. Por, kur nuk i gjente i dukej vetja si ata që kërkojnë gjak të rrallë, për ndonjë sëmundje të rrallë. 

Mu si ata, herë urgjent e kërkojnë, e herë kur ta gjejnë e ruajnë për kur ju duhet. Por, që kur nuk gjejnë, nuk kanë se çka bëjnë, përpos të presin në ndonjë radhë, që ai t’i gjejë. 

Kishte dashuri për fjalët, por dhe dashurinë vetëm si, të njëjtë me fjalët, e dinte. Njësoj si fjalët; herë larg e herë afër, herë rëndë e herë lehtë. E herë aq e rrallë sa, nuk kishte çka të bëjë, përpos të presë, që ajo, atë ta gjejë. 

(Thërrime 109)

Lajme të ngjashme

Back to top button